Morena Taraku transformohet në personazhin e Chun-Li për festën e Halloween

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Duke qenë se po afrohemi në festën e Halloween, artistja ka prezantuar kostumin që ka përzgjedhur për këtë vit.
Ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat tregon se është transformuar në personazhin e Chun-Li.

Chun-Li është një personazh imagjinar në video-lojërat e Capcom Street Fighter. Ajo është e vetmja femër që është shfaqur në një lojë luftarake duke qenë pjesë e Street Fighter II: The World Warrior në 1991.
Bukuroshja mori vëmendje me dukjen atraktive në kostumin e zi të kombinuar me të kuq, derisa po mbante edhe një thikë te fytyra.

“Halloween”, ka shkruar ajo ku shfaqet nga oborri i shtëpisë së saj luksoze në Turqi.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta duke u komplimentuar për këtë ‘look’.
Morena përndryshe që disa vite ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në shtetin turk. /Telegrafi/
































































