Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ai tashmë ka një përkrahje të madhe edhe nga jashtë, e më së shumti nga ata që e kanë njohur prej afër.


Morena Taraku ndërkohë është njëra nga miket e tij të ngushta që e ka mbështetur hapur atë që nga nisja e spektaklit.

Morena Taraku Foto: Screenshot/Instagram

“Ti do qeshësh i fundit. Të premtoj. Të dua vëlla”, kanë qenë fjalët e këngëtares për Stresin.

Ata ruajnë një miqësi prej vitesh dhe veç tjerash kanë realizuar bashkë edhe disa këngë.

118652651 3285415834873697 1531544208688665352 n Foto: Screenshot/Instagram

36-vjeçari ndryshe është një nga emrat potencial për të qenë fitues i këtij reality shou.

Përkundër debateve dhe ngacmimeve, ai konsiderohet një lojtar shumë i fortë brenda. /Telegrafi/