LAJMI I FUNDIT:

Morata: Do të luftojmë deri në fund të sezonit

Morata: Do të luftojmë deri në fund të sezonit
Alvaro Morata duke festuar golin ndaj Atletico Madridit (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Duket se Alvaro Morata tashmë është ambientuar me atmosferën te Atletico Madridi.

Spanjolli shënoi edhe në fitoren 2-0 ndaj Real Sociedadit, duke ngritur kështu numrin e golave në katër.

“Sulmuesit gjykohen gjithmonë nga golat, por në përgjithësi jam i lumtur sa mirë jam adaptuar”, ka thënë Morata për beIN Sports.


Alvaro Morata gjatë një momenti të ndeshjes kundër Real Sociedadit në Anoeta (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Jam i lumtur pasi kalova në një periudhë të vështirë në sezonet e fundit. Bashkëlojtarët më kanë bërë të lehtë adoptimin në klub”.

Atletico Madrid vazhdon i dyti në La Liga, shtatë pikë më pak se liderët Barcelona, por spanjolli thotë se ata nuk do të heqin dorë ende nga gara për titull.

Atletico Madridi ka pasur gjithmonë sulm të frikshëm, por aktuali ndoshta është më i miri i të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Atletico Madridi ka pasur gjithmonë sulm të frikshëm, por aktuali ndoshta është më i miri i të gjitha kohërave

“Kur nuk varesh vetëm nga rezultatet tua, ti duhet vetëm të bësh punën tënde dhe te shpresosh. Ne do të luftojmë deri në fund të sezonit”, ka shtuar Morata.

Në xhiron e ardhshme Atletico luan kundër Leganes, ndërsa Barcelona ndaj Rayo Vallecanos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori