LAJMI I FUNDIT:

Morata e shpëton prej humbjes Spanjën kundër kolumbianëve (Video)

Morata e shpëton prej humbjes Spanjën kundër kolumbianëve (Video)

Spanja ka barazuar në takimin miqësor kundër Kolumbisë.

Spanjollët nuk arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër kolumbianëve duke barazuar me rezultat 2-2.

Në fakt, “Furia e kuqe” kaloi e para në epërsi, por mysafirët përmbysën gjithçka me një lojë përmes kundër sulmeve, transmeton Telegrafi.


David Silva realizoi gol pas një sulmi model të spanjollëve me pasime të shumta në të 22 minutë.

https://www.youtube.com/watch?v=70WbT2RWMlE

Megjithëse kolumbianët nuk e patën topin shumë në posedim, arritën përmes kundër zbritjeve të përmbysin rezultatin.

Fillimisht, Edwin Cardona e shfrytëzoi mosmarrëveshjen mes mbrojtësve dhe portierit Pepe Reina, të cilin e parabolloi gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

https://www.youtube.com/watch?v=rdRoBNRNLoY

Kur pritej që në pjesën e dytë spanjollët të rikthenin rezultatin, ndodhi e kundërta dhe kolumbianët realizuan edhe golin e dytë.

Radamel Falcao pas dhjetë minutave të pjesë së dytë shënoi golin e dytë për mysafirët me kokë pas një rivënie këndore.

Alvaro Morata barazoi rezultatin tre minuta para përfundimit të takimit dhe në vazhdim më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Theksojmë se te dyja skuadrat patën shumë ndërrime në radhët e tyre duke u munduar që të gjejnë skuadrën më të mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin Rusia 2018.

Spanja më 11 qershor do të takohet me Maqedoninë në kuadër të grupit G të botërorit, ku gjendet edhe kombëtarja shqiptare që do të takohet po të njëjtën ditë me Izraelin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=F-1mDojfa9c

https://www.youtube.com/watch?v=gf0C3ohN9L4