LAJMI I FUNDIT:

“Moody’s” vlerëson Shqipërinë

“Moody’s” vlerëson Shqipërinë

Pak ditë para se Qeveria e Shqipërisë të marrë 500 milionë euro hua në tregjet ndërkombëtare, gjiganti amerikan “Moody’s” ka konfirmuar notën B1 për borxhin publik të Shqipërisë, duke e cilësuar atë me perspektivë të qëndrueshme.

Në raportin që pritet të shërbejë si pikë referimi për investitorët në ankandin e Eurobondit, “Moody’s” ka bërë një skanim të hollësishëm të ekonomisë shqiptare.

“Vlerësimi B1 për borxhin shqiptar mbështetet nga progresi i dukshëm i vendit në forcimin e institucioneve. Për më tepër, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të mbetet solide, rreth nivelit 4 për qind, edhe gjatë dy viteve të ardhshme”.


Por, veç pikave të forta, gjiganti ndërkombëtar i vlerësimeve financiare ka listuar edhe dobësitë, që kushtëzojnë financat publike.

“Borxhi publik ishte mbi 70 për qind e prodhimit kombëtar në vitin 2017. Ky nivel mbetet më i lartë se vendet e tjera të ngjashme. Megjithatë, pritshmëritë janë që borxhi i qeverisë shqiptare të ulet nga viti në vit”.

Borxhi publik i Shqipërisë arriti kulmin në vitin 2015, kur kërceu në 73.7 për qind e prodhimit kombëtar. Pas 2015-s, borxhi ka ardhur në rënie dhe për këtë vit pritet të zbresë në 68.9 për qind.

“Moody’s” thotë se ulja e mëtejshme e borxhit dhe vazhdimi i progresit në forcimin e institucioneve do të çonte në përmirësimin e notës për financat publike të Shqipërisë. Ndërsa, nëse qeveria do të devijojë nga politika e uljes së borxhit, atëherë vlerësimi do të përkeqësohej.

Vlerësimet e kompanive të “rating”-ut shërbejnë si pikat kryesore të referimit për investitorët e huaj, që investojnë në borxhin e qeverive. Këto vlerësime kanë një ndikim përcaktues, jo vetëm në aftësinë e vendeve për siguruar financim në tregjet ndërkombëtare, por edhe në normën e interesit me të cilin merret borxhi.

Nota B1 me perspektivë të qëndrueshme është vlerësimi më i mirë që ka pasur Shqipëria. Por, sërish, ky vlerësim mbetet dukshëm më i ulët nga ai i vendeve të zhvilluara, por edhe ekonomive të ngjashme, që e kanë borxhin më të ulët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kalo në kategori