Montella: Roma mposhtet më lehtë se Empoli

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka pranuar se ai e ka më lehtë që të përgatiet për ndeshjen ndaj Romës se sa për Empolin dhe Crotonen.
Ndeshja ndaj Romës zhvillohet të dielën në ora 20:45 dhe ku Milani është favorit për të fituar.
“Roma dhe Atalanta janë aktualisht ndeshje më të lehta për lojtarët, sepse ato sjellin më shumë motivim për ne”.
“Ne duhet që të marrim më shumë pikë se sa kemi bërë në ndeshjet e para ndaj këtyre skuadrave”, theksoi Montella.
Ai shtoi se ndeshja ndaj Romës është esenciale për shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































