LAJMI I FUNDIT:

Montella: Objektivi ynë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Montella: Objektivi ynë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Trajneri italian, Vincenzo Montella ka folur për objektivat e këtij sezoni të skuadrës së tij, Milanit.

Rossonerët janë përforcuar shumë këtë sezon duke afruar emra të mëdhenj si Leonardo Bonucci, Lucas Biglia e Hakan Calhanoglu.

Revolucioni i Milanit që kushtoi 190 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Revolucioni i Milanit që kushtoi 190 milionë euro (Foto)

Pritjet e tifozëve të Milanit janë të mëdha këtë sezon, dhe trajneri Montella shpreson që skuadra të mos i dëshpëroj ata dhe në fund të arrijnë objektivin e tyre, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.


“Marrëveshja me klubin është se ne nuk duhet ta harrojmë entuziazmin e tifozëve, e lere më të prishim pritjet”, ka thënë fillimisht Montella për Corriere dello Sport.

Montella: Objektivi është LK, duhet të rritemi shpejt
Lexo po ashtu Montella: Objektivi është LK, duhet të rritemi shpejt

“Ne duhet të bëhemi një ekip sa më shpejt që është e mundur dhe të përpiqemi të arrijmë objektivin tonë për kualifikim në Ligën e Kampionëve”.

“Nëse do të humbitnim atë objektiv, do të ishte një goditje shumë e dëmshme, si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin e imazhit”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori