Montella nuk e komenton humbjen e Turqisë U19 nga Kosova U19, thotë se presioni është te ta

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella nuk ka dashur t'i përgjigjet pyetjes për humbjen e Kombëtares së Turqisë U19 nga Kosova U19 sot në Bursa.
Dardanët e rinj triumfuan me rezultat 3-1, derisa nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin 'Fadil Vokrri', Kombëtarja A e Kosovës dhe ajo A e Turqisë përballen në finalen e Play-Off për një vend në Kampionatin Botërorë.
Gazetari i Telegrafit, Romak Zeqiri iu drejtua me pyetje trajnerit Vincenzo Montella.
Keni 24 vite pa u kualifikuar në Kampionatin Botërorë. A është presioni më i madh te ju si një shtet shumë i madh që keni kaq shumë vite pritje për kualifikim, apo te Kosova, që është për herë të parë afër kësaj arritje? Dhe sot, Kosova U19 ka mposhtur Turqinë U19 me rezultat 3-1, a ju pret edhe juve i njëjti fat nga Kosova A?
"Të gjithë e ndiejnë presionin pasi kjo është një finale. Është e vërtetë që nuk jemi kualifikuar që 24 vite, por shumica e lojtarëve tanë as nuk kishin lindur në atë kohë".
"Nëse nuk mundem të kualifikoheshim për 24 vite, nuk është faji i tyre. Këtë herë duam të shkojmë, do të bëjmë më të mirën për vendin tonë", tha trajneri italian, i cili nuk deshi t'i përgjigjej pyetjes për humbjen e Turqisë U19 nga Kosova U19. /Telegrafi/


















































