Gjatë paraqitjes së materialeve të përgjuara në rastin “Monstra”, shumica e thirrjeve telefonike dhe SMS-porosive ishin biseda private. Bombat, të cilat u paraqiten në seancën e sotme përfshijnë dosje nga 18 prilli i vitit 2012, por sipas avokatëve këto nuk janë aq relevante për procesin gjyqësorë. Bisedat private zhvillohen midis personave të panjohur me personin e caktuar N.N. Në mes tjerash një përgjim tregon se si është arrestuar një i pafajshëm. I quajturi Nexhmedin duke i treguar në bisedë telefonike personit N.N. se si gjatë marrjes në pyetje në polici i kanë thënë se ai ka organizuar rastin. Personi mashkull me iniciale N.N. është i njohur për gjykatën, por ai nuk është i përfshirë në aktakuzë për rastin Monstra.
“Të them të drejtën isha shumë keq, por tash jam më mirë. Isha në Greqi dhe në hyrje në kufi më arrestuan. Isha në stacionin policor por tani më lëshuan. Duan të më montojnë shumë punë. Kisha një veturë të vjetër, Mercedes, të parkuar përball servisit. Dikush i ka vjedhur numrat e regjistrimit dhe i ka vendosur në veturën me të cilën kanë vozitur vrasësit”, thuhet në bisedën e përgjuar ndërmjet Nexhmedinit dhe personit N.N.
Nga pala mbrojtëse e të akuzuarve, thonë se volumi i këtyre përgjimeve të prezantuara në këtë seancë nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Avokati Naser Raufi tha se gjatë gjithë kohës së përgjimeve përmes fjalëve kyçe janë regjistruar bisedat në data bazat e pajisjeve përgjuese.
“Në çdo seancë dalin materiale të përgjuara që është punë e prokurorisë të detektoj, siç kishin telefonata të personave që sipas numrave të telefonave besoj se edhe prokuroria i di, të cilët praktikisht bisedojnë për vet krimin. Dua ta theksoj se këta që dëgjuam nuk janë persona, të cilët janë të akuzuar, por të tjerë. Puna e prokurorisë është që në hetim të vërtetojë se kush janë vepruesit. Tani u bë shumë më e qartë se gabimi ka qenë i ish-Prokurorisë që kanë akuzuar këta persona, të cilët janë në gjykatë”, tha Naser Raufi, avokat.
Para fillimit të seancës, avokatja e të dëmtuarve Dafinka Ivanovska njoftoi se dje kanë zhvilluar takim me Ministren e Drejtësisë Renata Deskovska, por tha se asgjë konkrete nuk doli nga ajo mbledhje lidhur me procedurën e kërkesës për ekstradimin e dy të arratisurve në Kosovë.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda është kthyer sërish në gjykim./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit