LAJMI I FUNDIT:

Monodramë e personalizuar, për aktorin Enver Hyseni

Monodramë e personalizuar, për aktorin Enver Hyseni

“Dome” është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata ndër procese pune apo ndenje të rastësishme me aktorin.

“Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën së cilës i përkisnin. Më kanë lënë përshtypje gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanërisht mungesa e mllefeve dhe inateve”, thotë autori i monodramës, Stefan Çapaliku.

Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet, herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt.


“Pra, kam dashur të shkruaj e më vonë të ndërtoj një shfaqje të thjeshtë, ‘shfaqje aktori’. Një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë”, thotë Çapaliku. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
145

145

Poezi
Art me letër

Art me letër

Kulture
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori