“Money Talks” ndez atmosferën në Prishtinë – basketboll, performanca dhe muzikë deri në mesnatë

Të shtunën Prishtina do të ketë epiqendra e adrenalinës dhe kulturës urbane me eventin “Money Talks”, një ngjarje dinamike që bashkon sportin, artin dhe argëtimin në një mbrëmje të paharrueshme.
Organizuar nga 3x3 Prishtina, në bashkëpunim me AMC dhe Think B Agency, eventi do të nisë në orën 20:00 me DJ Ennozin që do të ndezë atmosferën e parë të mbrëmjes, ndërsa të pranishëm përgatitën për sfidën e parë të basketbollit 3x3.
Rreth orës 21:00, do të zyrtarisht “Prishtina Challenge Giveaway”, e cila shoqërohet nga shumë shpërblime për pjesëmarrësit dhe spektatorët. Në vijim, skena do të vazhdojë të ndizet me performancën e BIONDI, e cila do të zhvillohet paralelisht me prezantimin e platformës Kreshatech, duke sjellë një kombinim interesant të teknologjisë dhe muzikës urbane.
Ndeshjet do të vazhdojnë me rrethin e dytë në ora 21:45, ndërkohë që performancat artistike marrin një tjetër kthesë me daljen në skenë të Polly and Pamy në orën 22:30, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillohen gjysmëfinalet.
Në ora 23:00, Shaolin Gang do të marrin skenën dhe solli energji të pakontestueshme, duke e bërë publikun të vibrojë me ritmet e tyre.
Kryendeshja – finalja e madhe – do të zhvillohet në ora 23:30, duke kurorëzuar fituesit e këtij turneu intensiv, por mbrëmja nuk përfundon aty: Polly and Pamy do të rikthehen për të mbyllur natën me një performancë tjetër plot energji dhe stil, ndërsa after party do të nis menjëherë pas.
Eventi mbështetet nga një listë e gjerë partnerësh e sponsorësh si: SIGAL, The Rock, CRYSTAL, Blend, Phoenix, AFA Hotels, Herbalife, Magic Pictures, dhe shumë të tjerë, që kontribuan në një organizim profesional dhe atmosferë festive.
“Money Talks” është më shumë se një event sportiv – është një thirrje për të bashkuar komunitetin, për të promovuar talentin vendor dhe për të festuar kulturën urbane në zemër të kryeqytetit. /Telegrafi/






























































