Tashmë që ka përfunduar afati kalimtar i verës kanë filluar edhe analizat e para.

E tillë është edhe ajo e drejtorit sport të Romës, Monchit.


Spanjolli ka tha se klubet duhet të mbajnë lojtarët e mëdhenj dhe jo vetëm të shesin e blejnë të tjerë.

"Tregu i transferimeve nuk është vetëm të blesh dhe të shesësh. Është edhe ana e tretë, ajo që të jesh i aftë të mbash lojtarët e mëdhenj", ka thënë Monchi.

Duket se truri i Romës për tregun e transferimeve ka harruar se gjatë verës klubi i tij ka shitur Mohamed Salah te Liverpooli dhe Antonio Rudiger te Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app