Monchengladbach tallet me kartonin e kuq të Keitas, ironizojnë me rastin e Manes (Foto/Video)

RB Leipzig barazoi me Borussia Monchengladbach me rezultat 2-2 në Bundesliga.
Por, vendasit ishim me një lojtar më pak nga minuta e 83-të pasi Naby Keita u largua me karton të kuq.
Mesfushori ngriti këmbën lartë dhe kështu goditi në fytyrë lojtarin kundërshtarë Christoph Kramer.
Menjëherë pas kësaj reagoi faqja e Monchengladbach në Twitter duke njoftuar tifozët për kartonin e kuq, por statusi menjëherë u pëlqye shumë nga tifozët pasi ironizuan me rastin e njëjtë që kishte Sadio Mane ndaj Manchester Cityt.
“KARTON I KUQ! Naby Keita u përjashtua për ngritje të lartë të këmbës në fytyrën e Kramer, stili Sadio Mane”, shkruan Borussia.
Duket se Mane dhe Keita do jenë dyshe e frikshme për kundërshtarë në fushë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































