Monaco e nis me fitore kampionatin, mposht Toulousen në ndeshjen që u shënuan pesë gola (Video)

Monaco ka arritur ta mposht Toulousen me rezultat 3-2.
Skuadra e Leonardo Jardim edhe pse ishte dy herë në disavantazh arriti ta kthejë ndeshjen.
Machache i kaloi në epërsi mysafirët, ndërsa Jemerson barazoi.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola.
Delort shënoi për mysafirët, ndërsa Falcao barazoi.
Golin e fitore e shënoi Kamil Glik në minutën e 70-të.
Në ndeshjen e parë të Monacos u pa mungesa e yjeve që u shitën në këtë verë si Bakayoko, Silva e Mendy. /Telegrafi/
https://twitter.com/histoireasm/status/893563801131528194
https://twitter.com/olym_team/status/893569649836687360

Nga
Telegrafi
04/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































