Këngëtari i njohur, Nick Jonas, mund të shihet në pamjet nga ngjarja duke vrapuar jashtë skenës dhe duke bërë një gjest pushimi me duar.

Nick Jonas po vendos sigurinë e tij në radhë të parë.


Anëtari i “Jonas Brothers” mund të shihet duke ikur nga skena në mes të performancës në pamjet video nga koncerti i grupit në O2 Arena në Pragë më 15 tetor, pasi dikush u shfaq duke drejtuar një tregues laser drejt tij, shkruan EW.

32-vjeçari mund të shihet në klip duke sprintuar larg një skene dytësore të ngjarjes, ndërsa bën një gjest pushimi me duar.

“Ne mund të konfirmojmë se performanca e “Jonas Brothers” duhej të ndërpritet për disa minuta për shkak të përdorimit të një treguesi laser të ndaluar nga një person”, konfirmoi një zëdhënës i arenës për Entertainment Weekly.

“Shërbimi organizator iu përgjigj menjëherë këtij fakti. Pas disa minutash, grupi vazhdoi performancën e tij dhe u kthye në skenë”.

Nick, Joe dhe Kevin Jonas aktualisht janë duke përfunduar një seri datash të riplanifikuara evropiane në turneun e tyre botëror në vazhdim.

Shfaqja e tyre përfundimtare do të mbahet të mërkurën, më 16 tetor në Tauron Arena në Krakov, Poloni. /Telegrafi/

@dalilahernandez526

#liam #liampayne #deultimahora #noticia #entrevista #nickjonas