Ylli i filmit, Angelina Jolie, është dërguar me urgjencë në siguri mes frikës së një sulmi të menjëhershëm me raketë gjatë një vizite në qytetin perëndimor të Lviv në Ukrainë.
Jolie, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq një video e saj duke ecur me shpejtësi me një shoqërues ndërsa një sirenë e sulmit ajror u lëshua, shkruan DailyMail.
Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, një anëtare femër nga ekipi i Joliet u kthye nga kamera dhe tha: ‘Të lutem, jo më shumë’.
Vetë aktorja mori kohë për t’i dhënë dorën kamerës dhe këmbënguli duke thënë ‘jam mirë’ kur u pyet.
Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.
Lviv ka qenë nën sulm nga ushtria ruse në javët e fundit dhe në fillim të këtij muaji, një sulm me raketa në qytet la të paktën shtatë njerëz të vdekur.
Më herët, ukrainasja Maya Pidhorodetska ka postuar një tjetër video të aktores dhe regjisores së njohur në Facebook.
“Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie”, ka shkruar ajo në gjuhën ukrainase pasi filmoi aktoren, e cila i bëri me dorë nga banaku.
“Ukraina është thjesht e mbështetur nga e gjithë bota”, shkroi tutje ukrainasja.
Në klipin e Pidhorodetskas, Jolie u pa e lumtur duke biseduar me vendasit në Lviv, ndërsa kishte veshur me rroba sportive.
Fansat e panë atë në qytetin ukrainas, duke e përshëndetur Jolien ndërsa forcat ruse u mblodhën në lindje të vendit për një sulm të ri.
Pamjet e marra më herët gjatë ditës e tregojnë atë duke dhënë autografe për fansat dhe bërë biseda me disa banorë vendas.
Guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytsky tha se Jolie – e cila ka qenë e dërguar speciale e UNHCR-së për refugjatët që nga viti 2011 – kishte ardhur për të folur me personat e zhvendosur që kanë gjetur strehim në Lviv, duke përfshirë fëmijët që po trajtohen për lëndimet e marra në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk në fillim të prillit.
Sulmi në qytetin lindor të Ukrainës dukej se synonte qëllimisht një turmë kryesisht gra dhe fëmijë që përpiqeshin të largoheshin nga një ofensivë e afërt ruse, duke vrarë të paktën 52 dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
“Ajo u prek shumë nga historitë (të fëmijëve)”, shkroi Kozytsky. “Një vajzë madje ishte në gjendje t’i tregonte privatisht zonjës Jolie për një ëndërr që kishte par”, shtoi ai.
I njëjti tha se Jolie gjithashtu vizitoi një shkollë me konvikt, bisedoi me studentët dhe bëri fotografi me ta, duke shtuar se “ajo premtoi se do të vinte përsëri”.
Në shkurt, Jolie foli për luftën në Ukrainë në një postim për 12.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo shkroi: “Si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë”.
“Fokusi im së bashku me kolegët e mi të organizatës ‘Refugees’ është që të bëhet gjithçka e mundur për të garantuar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njeriut të të zhvendosurve dhe refugjatëve në rajon”.
“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri”.
“Është shumë shpejt për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti – për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit – nuk mund të mbivlerësohet”, shtoi Jolie.
“Vizita ishte një befasi për të gjithë ne”, shkroi guvernatori rajonal i Lviv në kanalin e tij Telegram.
“Shumë njerëz që e panë zonjën Jolie në rajonin e Lviv nuk mund ta besonin se ishte me të vërtetë ajo. Por që nga 24 shkurti, Ukraina i ka treguar gjithë botës se këtu ka shumë gjëra të pabesueshme”.
Sipas Kozytskyt, Jolie u takua gjithashtu me të evakuuarit që mbërrinin në stacionin hekurudhor qendror të Lviv, si dhe me vullnetarë ukrainas që u ofronin të sapoardhurve ndihmë dhe këshillim mjekësor.
Gjatë vizitës në stacion, Jolie takoi vullnetarë që punonin me të zhvendosurit, të cilët i thanë asaj se secili prej psikiatërve në detyrë fliste me rreth 15 persona në ditë. Sipas vullnetarëve, shumë prej atyre në stacion janë fëmijë të moshës nga dy deri në 10 vjeç.
“Ata duhet të jenë në shok… Unë e di se si trauma prek fëmijët, e di që dikush të tregojë se sa rëndësi kanë, sa rëndësi kanë zërat e tyre, e di se sa shërim është për ta”, tha ajo në përgjigje.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se më shumë se 12.7 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në dy muajt e fundit, që përfaqëson rreth 30 për qind të popullsisë së Ukrainës para luftës.
Muajin e kaluar, në rolin e saj si e dërguar speciale, Jolie vizitoi gjithashtu Jemenin, ku miliona njerëz janë zhvendosur nga lufta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
“Ka drejtuar shtëpinë”, Opinionistët komentojnë hyrjen e Gjestit: Po luan me provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali