LAJMI I FUNDIT:

Momenti shokues kur shembet rruga në Malajzi dhe ‘merr me vete’ pesë makina

Momenti shokues kur shembet rruga në Malajzi dhe ‘merr me vete’ pesë makina

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një rrugë u shemb duke bërë që pesë makina të përfundojnë në kulluesin e ujërave gjatë një rrëshqitjeje dheu në Malajzi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë momenti ndodhi më 25 janar në Seri Kembangan në shtetin Selangor.

Disa persona aty pranë filluan të vraponin menjëherë përpara se asfalti të binte në kanalin e gjerë të kullimit.


Ngjarja ndodhi pasi zona u godit nga reshjet e dendura të shiut. /Telegrafi/