Ky është momenti rrëqethës kur sulmuesi Khalid Masood kreu sulmin terrorist në Londër pranë Parlamentit britanik, duke shkelur dhjetëra persona me veturën e tipit Hyundai.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihen se si dy trupa të përgjakur shihen duke qëndruar nën rrotat e veturës që i kishte goditur, transmeton Telegrafi.


Një grua e cila ishte afër këmbësorëve që janë goditur me veturë, shihet se si vrapon për t’i ndihmuar edhe pse trupat e tyre ishin pothuajse nën rrota të mbuluar në gjak.

Ndërkaq një 35-vjeçar i cili ka filmuar këtë moment të tmerrshëm ka deklaruar për mediat angleze, se në ato momente kishte rastisur të jetë në skenën e krimit së bashku me motrën dhe nipin.

“Në ato momente planifikonim të shkrepnim disa fotografi në urën e Londrës, kur një veturë me shpejtësi të madhe filloi të shkelë këmbësorët të cilët brenda pak sekondave u mbuluan nga gjaku”, ka deklaruar ky i ri. /Telegrafi/

2 100

3 84

4 58

5 37

6 28