Momenti kur një Tesla Model Y 'gëlltitet' nga shembja e një rruge në Tajvan

Një automjet Model Y i Tesla-s u ‘gëlltitë’ nga një gropë në qytetin Zhubei në Tajvan, derisa pjesa tjetër e rrugës mbeti total e paprekur.
SUV-i luksoz elektrik me madhësi mesatare që kushton diku rreth 50 mijë dollarë ishte i parkuar në një anë të rrugës, dhe papritur një shembje e rrugës bëri që automjeti të gëlltitej.
Por, ajo që ishte shumë e çuditshme është se vetura e parkuar direkt përpara Tesla-s shpëtoi pa gërvishtje.
Me sa duket, makina ishte krejt e re, dhe pronari e kishte vozitur vetëm pesë herë.
Kur makina u nxor nga gropa, kishte dëme të konsiderueshme në një anë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































