Mediumi Nexta ka publikuar një video që duket se tregon një helikopter rus Ka-52 Alligator që u qëllua në rajonin e Zaporizhias në Ukrainë.
Videoja e cila u publikua në Twiiter, tregon helikopterin që merr flakë derisa edhe tym shihet duke dalë nga mjeti fluturues. Pas disa sekondave, pajisja duket se rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.
This morning, a #Russian Ka-52 Alligator helicopter was shot down in the #Zaporizhzhia region. pic.twitter.com/8HLq0mXRVN
— NEXTA (@nexta_tv) September 22, 2022
Ndryshe, janë bërë gjashtë muaj që kur ka filluar konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë.
Sot katër zona të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia dhe forcat pro-Moskës fillojnë referendumet për t’u bashkuar me Rusinë.
Votimet do të zgjasin deri më 27 shtator. /Telegrafi/