Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment rrëqethës, kur një burrë tenton të kidnapoj një vajzë e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj në një supermarket.

Në video mund të shihet se si burri 30-vjeç i identifikuar si Craig Bonello, fillimisht i afrohet gruas që ishte me të bijën e saj, dhe për një moment fillon ta tërheq zvarrë adoleshenten duke tentuar të largohet nga supermarketi me të, transmeton Telegrafi.


Kidnapimi 1

Në fillim ai tenton ta tërheq për krahu vajzën, por pasi hasë në rezistencë nga nëna e saj, burri bëhet më i dhunshëm duke e tërhequr zvarrë vajzën e gjorë.

Duke parë se nuk po mund ta kidnapoj pasi që nëna e saj shtrihet për tokë duke e mbajtur për dore me gjithë forcën që e ka, burri largohet nga dyqani në qytetin Hernando të Floridës. /Telegrafi/