Melania dhe Donald Trump sërish kanë qenë në qendër të vëmendjes së medieve, dhe atë për të njëjtën çështje – dhënien e dorës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë po dilnin nga aeroplani presidencial Air Force One, ku i pari i Shtëpisë së Bardhë sërish u refuzua nga bashkëshortja në momentin kur tentoi t’i kapë dorën, transmeton Telegrafi.


3 156

Derisa po qëndronin para shkallëve të aeroplanit, Trump mundohet t’i kapë dorën Melanias që ta shoqërojë në takimin e tij të paraparë në Romë të Italisë.

Por reagimi i asaj ishte i shpejtë, e cila e injoron duke mos ia dhënë sërish dorën kinse po i rregullon flokët, dhe sillet natyrshëm thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo nuk është hera e parë që Melania refuzon t’i japë dorën presidentit amerikan, pasi një ditë më parë gjatë vizitës zyrtare në Izrael dhe Arabinë Saudite, ajo e kishte goditur në dorë në momentin Trump tentoi t’i kapë dorën.

4 101

Këto veprime kanë rritur edhe më shumë spekulimet se dyshja kanë probleme martesore, për të cilat është shkruar shumë në mediat botërore. /Telegrafi/