LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar në Selanik

Momenti kur klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar në Selanik

Një klient plagosi me thikë një kuzhinieri shqiptar të një restoranti në Selanik disa ditë më parë.

Mediat greke kanë publikuar momentet e ngjarjes së ndodhur brenda restorantit në prani të klientëve të tjerë teksa 52-vjeçari e ka goditur me thikë në stomak kuzhinierin shqiptar 65-vjeçar.

Sipas dëshmisë së dhënë nga kuzhinieri shqiptar, klienti shkonte prej 5 vitesh në restorant.


“Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai vjen këtu prej pesë vitesh. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike”, tha kuzhinieri.

”Dua të ha diçka të lehtë”, më tha duke i hapur sytë. “Shumë bukur, i thashë, kam supë pule, kam oriz jeshil” dhe ai më tha, “jo, jo ashtu, pak mish”, ka treguar ai rrethanat se si ndodhi ngjarja.

Arsyeja sipas dëshmive të viktimës, është se klientit nuk i ka pëlqyer mishi që i ka servirur.

I akuzuari ka filluar të ofendojë kuzhinierin dhe gjatë përleshjes e ka plagosur me thikë, ndërsa menjëherë pas kësaj është larguar me vrap.

65-vjeçari u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.

Për të videon klikoni KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori