Site icon Telegrafi

Momenti kur Kader Kicaj rrëzohet duke e ndjekur pulën

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, duket se i frikësohet shumë pulave.

Teksa duhej të realizonin ‘Sfidën e Buxhetit’, ajo ka bërë disa gjeste që shkaktuan të qeshura të shumta te banorët.

Ajo në një moment u rrëzua derisa u mundua të kapte pulën që ishte me ngjyrën që përzgjodhi në vazo.

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentët e tjerë u munduan po ashtu t’i flisnin dhe t’i tregonin se si ta kapte pulën dhe që të mos frikësohej.

Lexo po ashtu Mostransparencë me publikun - Santiana merr mesazh nga i dashuri në dhomën e rrëfimit?

Kader në disa video të tjera që kanë qarkulluar në rrjete sociale duket se edhe qan prej frikës.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta ka marrë vëmendje të madhe që nga hyrja në BBVK për shkak të mënyrës se si flet, e mes tjerash u përfshi edhe në disa debate.

Bukuroshja nga Prizreni ka krijuar edhe një grup brenda me Albyn dhe Lumbardhin. /Telegrafi/

Exit mobile version