Telegrafi

Momenti kur droni ukrainas gjurmon llogoren e një ushtari rus, për ta bombarduar më pas me predha

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjet tregojnë momentin kur droni ukrainas gjurmon llogoren ku fshihet të paktën një ushtar rus.

Droni i cili po fluturonte në një zonë pyjore hasi në një ushtar rus që po fshihej në një llogore, transmeton Telegrafi.

Pasi konfirmoi cakun, droni ukrainas lëshoi një bombë në llogoren ku po tentonte të fshihej ushtar i forcave kundërshtare.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet por luftime të ashpra po vazhdojnë në Bakhmut. /Telegrafi/