Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Tiranë-Sarandë.

Euronews Albania ka siguruar pamjet kur autobusi i linjës Tiranë-Sarandë është përfshirë nga zjarri.


Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit, ndërsa policia thotë se flakët kanë rënë kur autobusi ka qenë në lëvizje duke transportuar pasagjerët nga Tiran drejt Sarandës.

Pasagjerët i ka kapur paniku, por fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

Sipas policisë shkak i flakëve dyshohet se është bërë një defekt në motor, ndërsa brenda janë djegur gjësendet personale të pasagjerëve.