Pamjet tronditëse kanë treguar momentin kur një argjendari mezi shpëtoi pasi u grabit me armë në shtëpinë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kevin Goonan u shënjestrua në shtëpinë e tij në Paradise Point në Gold Coast të Queensland të shtunën pasdite.


Dhe dy hajdutë të maskuar u kapën nga kamerat e sigurisë duke hyrë fshehurazi në pronën e tij, njëri i armatosur me armë gjahu, tjetri me çekiç.

Kur takuan zotin Goonan, ai u kundërpërgjigj, përpara se ai me çekiç ta godiste mbi kokë.

Pamjet më pas treguan Goonan duke shkuar drejt kasafortës së tij nën kërcënimin e armëve.

Ai u detyrua të hapte kasafortën përpara se hajdutët të ngarkonin një çantë plot me xhevahire të çmuara.

Më pas, hajdutët e veshur me kapuç u arratisën, duke hipur në një makinë dhe duke u larguar.

Si argjendari ashtu edhe policia besuan se ishte një sulm i paramenduar. /Telegrafi/