LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur adoleshenti rrahet brutalisht nga një bashkëmoshatar në qendër të qytetit (Foto/Video, +18)

Momenti kur adoleshenti rrahet brutalisht nga një bashkëmoshatar në qendër të qytetit (Foto/Video, +18)

Një video shokuese është shfaqur në internet, ku shihet një 14-vjeçar duke u rrahur brutalisht nga një bashkëmoshatar në qendër të qytetit.

Jordan Peisner ka pësuar frakturë në kafkë, gjakderdhje të brendshme në tru dhe dëmtim të timpanit të veshit, transmeton Telegrafi.

1


Djaloshi nga Los Angeles ishte duke u kthyer nga shkolla me disa shokë, kur u sulmua befasisht nga një bashkëmoshatar i panjohur.

“Ai thjesht më sulmoi nga prapa dhe filloi të më godas, dhe pas disa sekondave iku nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ndodhi asgjë”, ka deklaruar Peisner për televizionin amerikan ABC.

3

Por ajo çfarë është më e tmerrshme, është fakti se e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga një adoleshente e cila ishte dëshmitare e sulmit, por që për asnjë moment nuk e mori mundin për të parandaluar këtë vepër kriminale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nDwJaHEFIYk