Në një qendër tregtare në Kinë është filmuar momenti dramatik, kur fëmija është rrotulluar në shkallët lëvizëse, së bashku me karrocë.

Në videon e xhiruar nga kamerat e sigurisë, shihet gruaja që e shtynë mjetin lëvizës, derisa e humbë kontrollin dhe e lëshon nga duart.


Për pasojë, karroca rrotullohet dhe bie në fund të shkallëve, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes afrohen shumë njerëz, ndërsa nëna shihet duke e marrë fëmijën.

Nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, apo nëse ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/