Site icon Telegrafi

Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat

Një emigrant nga Siria që goditi me thikë tetë fëmijë dhe të rritur në qytetin francez Annecy mëngjesin e sotëm, u arrestua menjëherë pas sulmit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e arrestimit të sulmuesit, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqen tre oficerë policie që përpiqen të frenojnë emigrantin e çmendur, dy mezi e mbajnë në tokë dhe i treti përpiqet ta prangos.

Gjithashtu shihet se këndi i lojërave që në atë moment ka qenë plot me njerëz.

Sulmi ndodhi në një park lodrash pranë një liqeni lokal, ku sipas mediave franceze, në atë kohë ndodhej një grup fëmijësh tre deri në pesë vjeç.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se një burrë me filloi të sulmonte fëmijët. E mediat lokale raportojnë se dy fëmijë dhe një person i rritur janë në gjendje kritike.

Madje lidhur me këtë sulm është deklaruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron. /Telegrafi/

 

Exit mobile version