Momentet që përjetësuan Pelen: Magjia e driblimit dhe golat e tij më të mirë
Përmbledhja e listës së bëmave të pabesueshme që Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele ka arritur gjatë karrierës së tij në një lajm është pothuajse e pamundur për çdo redaktor.
Pele fatkeqësisht ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare, në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë muajt e fundit.
Magjia e ‘O Rei’ mund të mbushë të gjitha faqet e gazetave, por spanjollët e gazetës Marca kanë bërë një përmbledhje për t’i dhënë lexuesve një shije të vogël të asaj që e bëri atë të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e sportit.
View this post on Instagram
Magjia e driblimit: driblim pa prekur topin dhe driblim i dyfishtë
Në gjysmëfinalen mes Brazilit dhe Uruguait në Kupën e Botës të vitit 1970 në Meksikë, Pele iu afrua të shënonte një nga golat më të mirë në historinë e Kupës së Botës, por që topi shkojë vetëm pak larg kufirit.
Ylli brazilian e la pas portierin me një driblim – pa e prekur topin – por e dërgoi topin jashtë kur pjesa e vështirë kishte përfunduar tashmë.
Kjo ishte vepra e madhe e artit e Peles që nuk ishte parë kurrë më parë
Nëpërmjet dëshmive të miqve, ish-shokëve të skuadrës dhe rivalëve, një grup studiuesish bashkuan këtë riprodhim të hollësishëm të golit të shënuar nga Pele në vitin 1959 gjatë një ndeshjeje midis Santos dhe Juventusit kur ai ishte 18 vjeç, që shumë besojnë se është goli më i madh i Peles.
Festimi i tij ikonë në Kupën e Botës së vitit 1970
Legjenda braziliane përqafoi Jairzinhon pasi shënoi golin e parë në finalen e Kupës së Botës në “Meksikë 1970” në një imazh që do të shihej në mbarë botën.
Pritja historike e Gordon Banks ndaj Peles
“Më vjen mirë që e shpëtuat atë gol. Pusho në paqe miku im”, thoshte Pele në lamtumirën e mikut të tij.
Gordon Banks do të mbetet përgjithmonë në kujtesën kolektive si autori i “Pritjes së Shekullit”, siç u quajt pritja e tij ndaj Pele gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës “Meksikë 1970”.
Goli i Peles kundër Suedisë në vitin 1958
Në finalen kundër Suedisë, Pele shënoi një nga golat më të famshëm në historinë e futbollit.
‘O Rei’ kaloi Gustavsson me një driblim me topin mbi kokë dhe goditi topin pa rënë në tokë për të çuar rezultatin në 3-1 në favor të Brazilit.
Golat më të bukur të Peles me Cosmos
Në moshën 34-vjeçare, Pele u largua nga Santos në 1974 për të luajtur në një mjedis më të relaksuar për Neë York Cosmos të NASL.
Goditja e Peles nga mesfusha ndaj Çekosllovakisë
Pele tregoi cilësinë e tij në “Meksikë 70” gjatë ndeshjes së parë të Brazilit në një Kupë Bote që dominoi nga fillimi në fund.
Numri 10 shënoi në fitoren 4-1 ndaj Çekosllovakisë, por imazhi më i paharrueshëm i asaj dite ishte goditja e tij nga pjesë fusha a vetë që për pak sa nuk përfundoi në rrjetë. Një lëvizje që nuk ishte parë kurrë më parë.
Pele bëri debutimin e tij në moshën 15-vjeçare dhe në moshën 17-vjeçare ai tashmë po shënonte gola në një Kupë Botërore
Talenti i brazilianit e ndihmoi atë të ngrihej shpejt nëpër rangjet, dhe në moshën 15-vjeçare ai bëri debutimin e tij për Santos FC.
Nuk kaloi shumë kohë që ai të bënte emër dhe në moshën 17-vjeçare luajti dhe fitoi Botërorin e tij të parë në Suedi në vitin 1958, duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol në një Kupë Bote.
Hat-triku i Peles në Kupën Ndërkontinentale 1962 kundër Benficas
Ylli brazilian shënoi tre gola në ndeshjen e dytë të fitores 5-2 për Santos.
Ky het-trik mbetet njëri nga më të paharrueshmit në historinë e Peles.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje