Nuk kanë të ndalur akuzat dhe kundërakuzat në rrjetet sociale ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj, të premtën tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk mund të ketë vend në institucionet e shtetit.
Ndaj deklaratës së tij reaguan anëtarja e PDK-së Arbana Xharra e cila e quajti Molliqaj “bandit i vocërr” kurse zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se Molliqaj e ka vendin në Shtime.
Ndërsa, Molliqaj, sot ka vazhduar sot me akuza të reja në adresë të liderit të PDK-së, duke e quajtur sot atë si prijës të organizatës më të madhe kriminale në vend.
Postimi i plotë i Molliqajt:
“Blerandin edhe Arbanën nuk i kish marrë gjumi mbrëmë pas statusit tim për shefin e tyre.
Duke aluduar në Kadri Veselin, Blerandi paska thënë që unë nuk e di çfarë janë burrështetasit. Mirë Blerand, po t’i numëroj të bëmat e Kadriut dhe pastaj më trego nëse ai ka lidhje me burrështetas:
Kadri Veseli ishte shef i orgnizatës më të madhe kriminale në Kosovë, SHIK-ut. Qindra vrasje politike, haraçe, kërcënime, punësime, largime nga puna, etj. Të gjitha me urdhërin dhe nën vëzhgimin e tij;
Jemi vendi më i izoluar në Evropë, falë të bëmave të shefit tënd dhe bandës së tij kriminale, në të cilën bënë pjesë edhe ti;
Jemi vendi më i varfër në Evropë si pasojë e shkatërrimit të ekonomisë. I keni shkatërruar të gjitha ndërmarrjet publike dhe shoqërore, pastaj i keni falur. Fabrikat i keni kthyer në restorane dasmash, e tokat bujqësore në parcela ndërtimi;
Qindra mijëra shqiptarë e lëshuan Kosovën nën qeverisjen tuaj. Shefi yt ua mbyti shpresat atyre për një ditë më të mirë;
Serbia ka ndikim më të madh në vendimmarrje në Kosovë sesa mbi 50% e deputetëve shqiptarë, sepse shefi yt bashkëpunon ngusht me ta dhe përkujdeset me ua plotësu dëshirat;
E ndau Mitrovicën në dysh, dhe sot e asaj dite nuk kemi kontroll mbi pjesën veriore të cilën e kontrollon Serbia. Por kjo ju konvenon juve sepse bëni biznese me Veselinoviqat;
Duke kapur sistemin e drejtësisë, persekutoi opozitën dhe arrestoi aktivistë të rinj të pafajshëm. Astrit Dehari humbi jetën në burg. Anipse nuk ka asnjë provë të vetme për ta, shefi yt përkujdeset që ata të vazhdojnë të mbahen në burg për një vit rresht;
Jemi një ndër shtetet me cilësinë më të ulët të edukimit në botë (shih rezultatin e PISA), falë shkatërrimit të sistemit të arsimit që shefi juaj përmes piunëve të tij e ka bërë dukë punësuar dajë, teze e kunata nëpër shkolla pa kualifikime;
Nga pozita e kryetarit të Kuvendit, disa herë ofendoi gratë deputete me gjuhën e tij seksiste;
Tash së fundi, “burrështetasi” yt po e lë peng gjithë Kosovën duke bllokuar institucionet e vendit.
Ka shumë e shumë të tjera saqë lista bëhet shumë e gjatë me ua numëru të gjitha, por besoj që këto të ndihmojnë mjaftueshëm me e kuptu sa ”burrështetas” e ki shefin.
P.S. Arbana tha që e kam marrë partinë n’dorë. Ti po thu që partia po m’përjashton. Koordinohuni pak kur shpifni se u bonët horë ?” (sic), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe