LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Konjufca ia pranoi Sali Salihut se kishte qenë pjesë e SHIK-ut (Video)

Molliqaj: Konjufca ia pranoi Sali Salihut se kishte qenë pjesë e SHIK-ut (Video)

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do të flasë më për Glauk Konjufcën, derisa ky i fundit nuk e mohon se ka qenë pjesë e SHIK-ut. Ai ka thënë se ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se prej një viti Vetëvendosje ka vazhduar me sulme kundër PSD-së, e këta të fundit kishin heshtur.

Ai ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk ndal sulmet ndaj PSD-së, ata do të diskreditohen nga kjo e fundit, ashtu si në rastin e Glauk Konjufcës.


“Ditën që Glauk Konjufca deklaron që nuk ka qenë në SHIK, ne flasim, pasi njëjtë kishte deklaruar edhe Albin Kurti por kishte dalë e kundërta… Ose Vetëvendosje do të ndalet me sulme. ose do të diskreditohet deri në fund”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PSD-së ka thënë se dhjetë ditë para se të largohet nga Vetëvendosje ka kuptuar që Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e SHIK-ut.

“Ditën që Glaukut ia kam përmendur në Kuvend [që Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut], ai ia ka pranuar Sali Salihut në hollin e Kuvendit, i ka thënë ‘po’”.

Molliqaj ka thënë se ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, por ai kësaj radhe “kishte punë vetëm më Glauk Konjufcën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori