LAJMI I FUNDIT:

Moisiu: Kalova shtatë porta për të shkuar tek Thaçi, më erdhi rëndë kur e pashë atje

Moisiu: Kalova shtatë porta për të shkuar tek Thaçi, më erdhi rëndë kur e pashë atje

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar takimin me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burg në Hagë, ku është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij në Gjykatën Speciale.

Moisiu tha se burgu ku rrinte Thaçi ishte me shtatë porta, ndërsa shtoi se i erdhi rëndë kur pa një ish-president të mbyllur atje.

“Ai ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje. Të shikoje këta njerëz që sakrifikuan jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë  kokën në rrezik.Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtësia por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve”, tha Moisiu, për Euronews Albania.


“Në periudhën e luftës, në shkollë bënim mbledhje klandestine dhe gjithmonë na thuhej çdo bëhet me Kosovën sepse armiku është i përbashkët. Në shkollat shqiptare në vitet ’36-‘37, ne këndonim për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri. Pra ishim edukuar për të kërkuar llogari se perse këta njerëz janë atje dhe jo këtu me ne”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori