LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Procesi i zgjerimit vazhdon

Mogherini: Procesi i zgjerimit vazhdon

Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe siguri të BE, Federica Mogherini, pas Samitit të sotëm ka porositur se „zgjerimi i BE do të vazhdojë dhe se është me rëndësi për institucionet evropiane të jenë të besueshme në këtë proces“, transmeton Telegrafi Maqedoni,

Sipas saj, zgjerimi i BE është shumë i rëndësishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë, por po ashtu edhe për interesin të cilin evropianët e kanë për përparimin e rajonit të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian.

“Por, ky Samit është i rëndësishëm edhe për sigurinë tonë, meqë kriza e migrimit akoma ekziston dhe rreziku nga radikalizimi në rajon na obligon të punojmë bashkë. Kjo është me rëndësi sot, pas referendumit në Britaninë e Madhe, sepse brenda në Bashkimin Evropian nganjëherë ka probleme që e prekin vlerën e shtuar të projektit evropian, ndërsa në Ballkanin Perëndimor është e qartë që procesi i integrimit në BE është punë pozitive për qytetarët dhe entuziazmi evropian në rajon është i madh, prandaj ne duhet këtë ta shohim si një frymëzim. Ky është një takim i rëndësishëm dhe do të punojmë në baza ditore që ta bëjmë këtë proces realitet për secilën nga gjashtë shtetet e Ballkanit, ka deklaruar Mogherini./Telegrafi/