LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë

Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini shprehet optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.

“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).


Ky optimizëm i Përfaqësueses së Latë të BE vjen në një kohë kur Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të regjimit të vizave me Shqipërinë.

Para se të bëhej Përfaqësuese e Lartë e BE-së, ajo shërbeu si Ministre e Italisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori