Luka Modric ka folur pas fitores së Kroacisë me rezultat 3-0 ndaj Argjentinës në ndeshjen e vlefshme për grupin D në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Kroacia ka nëpërkëmbë Argjentinën në një ndeshje të dominuar për 90 minuta dhe sipas kapitenit kroat kjo fitore ishte e merituar edhe pse e vuajtur.


"Objektivi më i rëndësishëm është realizuar", ka thënë fillimisht Modric pas ndeshjes ndaj Argjentinës.

"Ne duhet tani të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Kjo fitore do të rrisë besimin tonë për ndeshjet e ardhshme".

GettyImages 980571090 Festa e kroatëve pas fitores ndaj Argjentinës (Getty Images)

"Do të jetë e vështirë, por le të shmangim euforinë, t'i mbajmë këmbët fort në tokë për t'u përgatitur për ndeshjet e ardhshme".

"Në fund, fitorja jonë duket e lehtë, por nuk ishte aq e lehtë, mendoj se fitorja ishte plotësisht e merituar, por nuk ishte e lehtë".

"Ne kemi luajtur një lojë perfekte dhe keni nevojë për një lojë perfekte për të mposhtur një ekip të tillë të shkëlqyer".

"Ne e ndalëm Messin, e ndaluam atë për ta marr topin pasi ai është lojtari i tyre më i rrezikshëm", përfundoi kapiteni kroat. /Telegrafi/

telegrafi sport app