AC Milan ka regjistruar fitore minimale në shtëpi ndaj Bolognas, e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A.

“Rossonerët” i arkëtuan pikët e plota falë golit të mesfushorit Luka Modric, që ia bëri sefte me gol në fanellën e skuadrës italiane.


Bologna shënoi në fakt përmes Nicolo Cambiaghi, megjithatë u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj ndeshja ishte më e baraspeshuar, me më pak raste shënimi. Ishte Luka Modric që e zhbllokoi rezultatin për të shënuar një “penallti në lëvizje” pas asistimit të Alexis Saelemaekers (61’).



Milani lehtë mund të dyfishonte epërsinë mirëpo Samuele Ricci zhgënjeu, duke humbur një rast nga afërsia.

Kësisoj, Milani mbledh gjashtë pikë në Serie A, për të zënë vendin e pestë në tabelë derisa Bologna bie në vendin e 13-të me tre sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app