Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të jetë funksionale plotësisht shumë shpejt, pas investimeve të bëra, me qëllim të përmirësimit të kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor.
Në kuadër të investimeve në QKUK, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë ndarë mjete për renovimin objektit të Klinikës së Pulmologjisë.
Përveç dyshemesë, zgjidhje i është dhënë edhe hyrjeve të kateve të saj, të cilat tash hapen dhe mbyllen nga dyer elektronike, për t’i ofruar qetësi pacientit, rendin e kërkuar klinikës për vizitat dhe më shumë siguri stafit mjekësorm njofton ShSKUK.
Më krah të zyrës së mjekëve të repartit, është rregulluar edhe një dhomë për specializantët.
Drejtoresha Rukije Mehmeti thotë se Klinika e Pulmologjisë po këndellet dhe investimet e bëra janë tregues i një shembulli të mirë se po mendohet më tepër për shëndetësinë.
“Edhe pse është pak e vështirë që brenda natës t’i ndërrojmë të gjitha, mirëpo të gjithë ata që kanë vesh dhe sy me pa, ndërrimet po ndodhin dhe besoj që nëse shkojmë me këto trende dhe mënyra të zhvillimit e rregullimit të infrastrukturës, pacientët nuk do të kenë nevojë më të kërkojnë ndihmë diku tjetër”, thotë Mehmeti.
Sipas përfaqësuesve të klinikës, nga muaji dhjetor i vitit të shkuar, gjithashtu, aparaturat diagnostike, si Bronkoskopi dhe Ultrazëri, kanë filluar të punojnë me kapacitet të plotë, derisa lista e pritjes për CT në mushkëri është hequr.
Bahri Thaçi, mjek në Klinikën e Mushkërive, thotë se asnjë person nuk ka nevojë të presë më për Bronkoskopi.
“Pajisja me Bronkoskop dhe Ultrazë në këtë klinikë, duke marrë parasysh që kemi ekspert që dinë të punojnë me këto pajisje, këtë klinikë e ka ngritur në nivelin e rajonit. Sot asnjë person në Kosovë nuk pret që ta bëjë një Bronkoskopi. Ndërsa, sa i përket ultrazërit, është hera e parë që në Kosovë bëhet nxjerrja e ujit prej mushkërive”, deklaron Thaçi.
Pamjen e dhomave të rinovuara e plotësojnë 58 shtretërit e rinj, për pacientët që do të kërkojnë shërbime mjekësore në Pulmologji. 10 të tjerë do të mbërrijnë, kur do të përfundojë krejt puna.
Arben Sahiti, i shtrirë në këtë repart, shprehet i kënaqur me ndryshimet e bëra. Flet edhe për shtratin e ri, ku thotë se ndihet rehat.
“Unë po ndihem shumë mirë, si me staf, si me të gjithë. Mirë po me doket, shtrati shumë mirë, gjitha të mirat. Po ndihem shumë rehat, sidomos në krevat”, thekson Sahiti.
Në Klinikën Pulmologjike punojnë 64 punëtorë. Prej tyre, 49 punëtorë mjekësorë: 14mjek specialist, 1 fizioterapeut ,31 infermier/e, 2 laborantë dhe 1 rentgen teknik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Dje policia ka shqiptuar 807 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës