Shtëpia franceze e modës, Yves Saint Laurent, u kthye në pistë për një shfaqje të modës personale nën Kullën Eifel dje (e martë).

Modelet ecën në pasarelë pas muzgut me monumentin shkëlqyes si sfond.


Kjo sfilatë e brendit francez u hap nga një modele kosovare, Sihana Shalaj.

Screenshot 8 37 Foto: YSL

E karakterizuar me sy të mëdhenj e tipare unike që ngjajnë me ato të një francezeje, Shalaj më parë kishte sfiluar edhe për markën Prada.

Edhe kësaj radhe, paraqitja e Sihanës ishte e mahnitshme.

Screenshot 9 30 Foto: YSL

Ajo modeloi disa veshje, ndër to një fustan i bardh me të cilin hapi mbrëmjen madhështore dhe një i zi që kishte pjesën e gjoksit të mbuluar vetëm me një rrjetë të zbukuruar me gurë.

Veshjet u kompletuan me syze dielli të zeza e flokët e shkurtër që e karakterizojnë atë, ndërsa pjesëmarrja ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën e Sihanës. /Telegrafi/

Screenshot 15 20 Foto: YSL

Screenshot 14 19 Foto: YSL

Screenshot 12 25 Foto: Instagram

Screenshot 13 25 Foto: Instagram