Modelja amerikane merret në pyetje për “pluhurin e bardhë” të gjetur në valixhen e saj – sigurimi i aeroportit meksikan mbeti me fytyrë të skuqur kur e kuptuan çfarë ishte

Një grua nga Nju Jorku thotë se u ndalua nga zyrtarët e aeroportit sepse lubrifikanti i saj pluhur u ngatërrua me një substancë të rrezikshme ose të paligjshme.
Lana Madison, 29 vjeçe, dyshohet se u mor në pyetje së bashku me të dashurin e saj në një aeroport në Mexico City, duke thënë se sigurimi ishte i hutuar nga "pluhuri i bardhë", transmeton Telegrafi.
"Disa prej tyre u mblodhën përreth, duke bërë fotografi dhe duke u përpjekur të kuptonin se çfarë ishte dhe pse e kishim. Ata ishin plotësisht të hutuar", deklaroi Madison në një intervistë me Jam Press.
"Ata na morën mënjanë për 30 minuta. Mendova se po e tepronin dhe duhej të qetësoheshin", kujtoi më tej modelja.
Ndërsa Madison nuk flet spanjisht, i dashuri i saj ishte në gjendje të përkthente disa gjëra - dhe u detyrua të tregonte rolin e substancës.
"Pjesa qesharake ishte kur ai në fakt bëri një gjest me gishtat në ajër për të demonstruar se si mund të përdoret", deklaroi një udhëtar.
Menjëherë pas kësaj, zyrtarët e aeroportit me fytyrë të skuqur kuptuan se pluhuri nuk ishte i paligjshëm, por Madison nuk ishte aspak e turpëruar.
“Është një pluhur i koncentruar që përmban polimer polieteni – i njëjti përbërës në tretësirën me flluska. E përziejmë me ujë për ta bërë të rrëshqitshëm dhe e përdorim si lubrifikant”, tha biondja.
“Është më e lehtë për t’u paketuar, dhe një shishe bën rreth 11 litra lubrifikant. Përfundimisht, pas shumë diskutimesh – dhe duke kuptuar se nuk ishim kriminelë – na lanë ta mbanim lubrifikantin”, shpjegoi ajo.
Megjithatë, Madison ka mësuar mësimin e saj, duke thënë se do të sigurohet që ta paketojë pluhurin në bagazhin e saj të regjistruar në të ardhmen, për të shmangur çdo marrje në pyetje të padëshiruar. /Telegrafi/






















































