LAJMI I FUNDIT:

Modeli Leaf i gjeneratës së ardhshme do të bëhet një SUV elektrik

Modeli Leaf i gjeneratës së ardhshme do të bëhet një SUV elektrik

Vetura elektrike Leaf e gjeneratës së tretë e Nissan thuhet se do të jetë një SUV elektrik i stilit coupe nga viti 2026, duke i dhënë fund ecurisë gati një dekade e gjysmë të modelit si një ‘hatchback’ me bateri.

Siç raportohet, Leaf do të mund të adoptojë një dizajn të ngjashëm me SUV-in më të madh Ariya, në vend të formës së tij tradicionale ‘hatchback’, transmeton Telegrafi.

Automative News thotë se modeli i gjeneratës së ardhshme Leaf do të mund të vijë deri më 25 për qind më shumë diapazon se makina elektrike aktuale – që tani ka një rreze prej 270 deri në 385 kilometra, në varësi të kapacitetit të baterisë.


Ky model i Leaf pritet të hyjë në prodhim në fabrikën e Nissan në Sunderland nga viti 2026, sipas dokumenteve qeveritare. /Telegrafi/