Nëse duhet të zgjedhim vetëm një copë që duhet ta kemi në gardërobë në fund të sezonit të verës, atëherë është një fund me palosje

Kjo pjesë është e përkryer për sezonin kalimtar për shumë arsye, transmeton Telegrafi.


Para së gjithash, ajo e miklon çdo figurë, mund të vishet në mënyra të panumërta dhe në raste të panumërta dhe përshtatet lehtësisht me të gjitha stilet.

3E21735A 60FB 4563 9797 D6FA6F9DD5C8 edited

Në këtë fund mund të shkoni në punë, por edhe për një pije me miket.

Këshilla e ekspertëve të modës është që nëse jeni trupvogël, gjithmonë visheni këtë model të kombinuar me taka.

COVER GettyImages 602352236 ChristianVierig 5b23ad79fa6bcc0036c32acb 1

Do të duket shumë bukur nëse e kombinoni me një xhaketë sportive, por edhe me një xhaketë lëkure, varësisht se cili stil ju përshtatet më mirë.

Ne kemi gjetur disa ide stilizimi. Hidhini një sy fotove dhe me siguri do të gjeni frymëzim për stilin e mëposhtëm:

/Telegrafi/