LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri i Kindle Fire me 10.1 inç?

Modeli i ri i Kindle Fire me 10.1 inç?

Deri tani ka pasur shumë thashetheme lidhur me tabletin e ri të Amazon, Kindle Fire, për të cilin thuhej se do të vijë gjatë këtij viti, pasi që Amazon është duke synuar të freskojë tabletin e saj.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë dëshmi e cila e zyrtarizon lajmin, mirëpo nëse spekulimet janë për tu besuar, atëherë i bie që Kindle do të vijë në dy versione të reja.

Sipas lajmeve të fundit, Amazon do të lëshojë modelin e fundit të tabletit me ekran të ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, ndërsa shitja e të njëjti do të fillojë në tremujorin e fundit të vitit 2012. / Telegrafi /