Modelet Shkencore “Drenica”, “Çitaku” dhe “Health Revolution-Hetem Ramadani”, prezantohen me sukses në Konferencën Shkencore të Mjekësisë në Arabinë Saudite

Nga data 3 deri më 5 dhjetor 2024, në qytetin Jazan të Arabisë Saudite, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për Arsimin në Mjekësi, ku një ndër folësit kryesorë ishte Prof. Fadil Çitaku, një shkencëtar i njohur ndërkombëtarisht në fushën e neurolidershipit
Profesori nga Drenica prezantoi tema që lidhen me neurolidershipin dhe shëndetësinë, duke shpalosur modelet shkencore “Drenica”, “Çitaku” dhe modelin për mirëmbajtjen e shëndetit dhe kurimin e sëmundjeve, “Health Revolution”, të krijuar nga Prof. Hetem Ramadani. Këto modele përfaqësojnë qasje inovative në lidershipin dhe trajtimin mjekësor.
Gjatë konferencës, Prof. Çitaku mbajti një fjalim frymëzues mbi neurolidershipin, duke theksuar se si ky koncept lidershipi, i bazuar në funksionimin e trurit, mund të përmirësojë vendimmarrjen dhe efikasitetin në sektorin e mjekësisë dhe shëndetësisë.
Ai theksoi rezultatet e punimeve shkencore të tij dhe kolegëve në Academy of Leadership Sciences Switzerland, të publikuara në revista prestigjioze shkencore, që dëshmojnë krijimin e një paradigme të re të lidershipit modern të bazuar plotësisht në shkencë. Gjithashtu, ai udhëhoqi një workshop me temën “Lidershipi në Arsimin e Mjekësisë”, që tërhoqi vëmendjen e profesorëve dhe pjesëmarrësve nga mbarë bota.
Në kuadër të prezantimeve të tij, Prof. Çitaku ndau detaje mbi modelin “Health Revolution” të Prof. Hetem Ramadanit. Ky model, i cili kombinon mjekësinë tradicionale dhe një stil të shëndetshëm jetese, ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike dhe po tërheq vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar shkencor.
Gjatë këtij aktiviteti, Prof. Çitaku u nderua nga autoritetet më të larta të rajonit Jazan, duke përfshirë Princin dhe Guvernatorin, Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Jazan dhe Kryetarin e Komitetit të Arsimit Mjekësor në Arabinë Saudite. Në një ceremoni mirënjohjeje, ai u falënderua për kontributin e tij të çmuar në fushën e edukimit dhe lidershipit mjekësor.
Prof. Fadil Çitaku është një nga shkencëtarët më të shquar ndërkombëtarë në fushën e neurolidershipit. Gjatë vitit 2024, ai ka qenë folës kryesor në gjashtë konferenca ndërkombëtare, duke përfaqësuar gjithmonë flamurin kombëtar shqiptar, atë të Kosovës dhe të Zvicrës, ku ai jeton dhe punon.
Prof. Çitaku është themelues dhe drejtues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër (ALSS), një institucion që udhëheq në inovacion në fusha si neurolidershipi, neurobiznesi dhe neuromarketingu. Ai gjithashtu është bashkëthemelues dhe drejtues i Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK) në Prishtinë, që synon avancimin kombëtar përmes dijes dhe teknologjive të reja shkencore.
Kjo konferencë dëshmoi se punimet shkencore të shkencëtarëve shqiptar vazhdojnë të kenë ndikim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Për më shumë informacione mbi aktivitetet dhe punën e Prof. Çitakut dhe Prof. Ramadanit, vizitoni faqet zyrtare:
• Akademia e Lidershipit Shkencor në Zvicër: www.alss-edu.ch dhe info@alss-edu.ch
• Instituti për Avancim Kombëtar: www.alss-institute.com dhe info@ipak-institute.com
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Mundimet e ëmbla” të Ramazanit: Këto dhjetë këshilla do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

Te njerëzit me sëmundje të veshkave dhe diabet të tipit 2, sëmundjet e zemrës mund të zhvillohen 28 vjet më herët

Çfarë është Implanon/ Nexplanon? Si funksionon kjo metodë kontraceptive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet