Porsche ka njoftuar se do të përdorë një lloj të ri çeliku “të gjelbër” për veturat e saja duke filluar nga viti 2026.
Me këtë material të ri, Porsche dëshiron të eliminojë 95 për qind të emetimeve të CO2 gjatë procesit të prodhimit.
Prodhuesi gjerman ka hyrë në një partneritet me kompaninë H2 Green Steel, prodhues i llamarinës miqësore me mjedisin, ose shkurt çeliku “gjelbër”. Ky material i ri do të jetë i pranishëm në disa modele Porsche duke filluar nga viti 2026. Prandaj, falë përdorimit të një lloji të ri çeliku, emetimet e CO2 që rrjedhin nga procesi i prodhimit do të reduktohen deri në 95 për qind në krahasim me nivelin aktual.
Lloji i ri i çelikut përpunohet duke përdorur energji elektrike dhe hidrogjen në vend të qymyrit koks. Porsche vë në dukje se për shkak të kufizimeve, do të marrë vetëm 35 mijë tonë çelik “të gjelbër”, por se plani është që sasia të rritet nga viti në vit. Për krahasim, Porsche përdori deri në 220 mijë tonë çelik për veturat e saja në vitin 2022.
“Porsche synon të arrijë ekuilibrin e karbonit përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës për veturat deri në vitin 2030”, thotë Barbara Frenkel, shefja e prokurimit të Porsche dhe shtoi se “Çeliku me CO2 të ulët luan një rol kyç në strategjinë tonë të qëndrueshmërisë”.
Porsche është gjithashtu e përfshirë intensivisht në zhvillimin e karburanteve sintetike në mënyrë që të mbajë modelet me motorë SUS në rrugë sa më gjatë të jetë e mundur. Edhe pse shitjet e 911 legjendar arritën në vetëm 13 për qind të të gjitha shitjeve të Porsche në vitin 2022, ky model do të mbetet i fundit që do të kalojë në energji elektrike të pastër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Shitjet e Teslas pothuajse përgjysmohen në Evropë

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe