Prerjet shumë të gjata ndonjëherë mund të na “gëlltisin”, kështu që silueta duket jotërheqëse

Por ka disa truke kryesore që do t'i japin figurës suaj një notë dinamizmi stilistik.


Një nga sfidat e stilit dimëror gjithsesi është se si të bëjmë një figurë të bukur në disa shtresa dhe si të stilizojmë palltot që na bëjnë të dukemi të ‘mbyllura’.

Idetë interesante përfshijnë aksesorë të tillë si çanta dore me ngjyra apo çizme të dizajnuara posaçërisht.

Shallet janë gjithashtu të rëndësishme, ato mund të ndryshojnë stilin e palltos, transmeton Telegrafi.

1a5de001d56d06f9be0f736c6099f

Një theks në portokalli është një mënyrë e mrekullueshme për të fisnikëruar grinë monotone.

2d643c786475e9de625bf2dece5

Shallet e mëdha janë super interesante, me to mund të ndryshoni lehtësisht të gjithë siluetën.

33750f4c5bf43dd3f6a360186edf

Çizmet në një ton kontrast do të 'ngrenë' pallton.

4c09223a79c223ed5e683260c854

Kapelat duken shkëlqyeshëm në palltot e gjera, ato do të lartësojnë më tej siluetën dhe do t'i japin përshtypjen e hollë.

50cc859313e969c15327dd844c

Një shtesë e shkëlqyer për palltot e gjata janë pulovrat me jakë të lartë, gjithçka duket uniforme dhe harmonike.

63c2f455402b256547e9cc

Shumica prej nesh veshin pallto të zeza - është mirë ta dekoroni me një kontrast të bardhë.

75cbc4f5a7965c6eeea32c0eda

Kur palltoja është super klasike, një kapele klasike do t'i japë asaj një 'përdredhje' të papritur stilistike.

8e95f03043b8f748772609b303ee

Një çantë e vogël me nuancë të kuqe do të gëzojë grinë e dimrit.

916438fc359ab51743a9f756b

Nëse figura është shumë e ‘mbyllur’ theksoni belin me rrip.

10bbjb

Hailey, mbretëresha e palltove të gjata, i vesh ato në njëqind mënyra, nga mëngjesi në mbrëmje. /Telegrafi/