Departamenti latino-amerikan i markës Porsche feston 25 vjetorin e themelimit duke prezantuar një seri modelesh unike krijuar përmes programit Sonderwunsch.

Modeli i parë në seri “Ikonat e Amerikës Latine” është një 911 GT3 Ocelot unik, të cilit specifikimet i janë inspiruar nga pylli amazonik kolumbian.


Ky model i veçantë, bazuar në gjeneratën 992.2 të modelit 911 GT3, ka marrë emrin “Ocelot” - macja e egër që jeton në Kolumbi dhe vende të tjera të rajonit. Zgjedhja e emrit nuk është rastësore - oceloti njihet për aftësinë e tij të lartësuar për ngjitje, kërcim dhe notim, çka e bën atë paralel të përshtatshëm për një automobil sportiv si GT3, i fokusuar në karakteristika të larta të drejtimit.

“Karoseria” është pikturuar në nuancë unike “Paint‑to‑Sample” Forest Green Metallic, e cila në dritën e diellit shfaq tone të ndryshme të gjelbërimit. Si kontrast, janë shtuar detaje në ngjyrën Centenaire Silver, që kujtojnë zbukurimet kromuara të modeleve klasike 911 nga vitet ’60.

- YouTube www.youtube.com

Brendësia është e mbuluar me lëkurë Cohiba Brown ndërsa tavani dhe tapetet e dyshemesë janë në ngjyrë Truffle Brown. Megjithatë, detaji më i dallueshëm është silueta e ‘ocelotit’ e stampuar në mbështetëset e kokës të ulëseve sportive.

Siç është zakon për krijimet e shumta të programit Sonderwunsch, “Ocelot” nuk ka përmirësime mekanike. Kjo do të thotë se e lëviz motorin e njohur atmosferik 4.0 litër, me gjashtë cilindra dhe fuqi 502 kuaj/fuqi, në kombinim me pezullimin agresiv të modelit GT3.

Pasi të vijë 911 GT3 Ocelot, do të ndjekin dhe projekte të tjera Sonderwunsch “konfiguruar lokal”, të cilat përshkruhen si “homerim i sinqertë ndaj bukurisë, identitetit dhe shpirtit të këtij rajoni të larmishëm”. Porsche nuk ka zbuluar detaje rreth çmimit, pasi ai varet shumë nga kërkesat dhe adaptimet specifike të secilit ekzemplar. /Telegrafi/