LAJMI I FUNDIT:

Moda si stil jete

Moda si stil jete

Flora Loshi, tashmë njihet për seriozitetin dhe profesionalizmin në punë. Pasioni që e ndjek për modën dhe artin në përgjithësi e plotësojnë jetën e kreatores, e cila në çdo moment rrugëton në sinkron me tendencat aktuale, por njëkohësisht duke sjellë diçka ndryshe tek ne.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Si shumë histori stilistesh, gjithmonë ka një ngacmim të jashtëm që të zgjon dëshirën, pasionin për të krijuar diçka tënden që të jesh unike, në atë çfarë bën dhe në atë që të dallon nga të tjerët. Më tepër, për shijet artistike dhe shumë krijuese, Flora rrëfen pasionin e vet për modën dhe ndërthurjen që ajo ka ditur të bëjë midis të bukurës dhe artit të veshjes.

Sipas mendimit tuaj a është moda një lloj i artit? Kur e keni zbuluar dashurinë tuaj ndaj modës dhe dizajnit?
Moda përfundimisht është art! Mund të them lirisht që mënyra e të jetuarit, mënyra e veshjes, lloji i telefonit që bartni, etj. është pjesë e artit. Por kjo varet nga mirëqenia, natyrisht. Ndërkaq dashurinë ndaj modës e kam pasur gjithmonë, por për të studiuar dizajn kam vendosur më vonë, në vitin 2007 në Akademinë “Evolucion”, pasi Dizajni i Modës kishte filluar me vonesë në Kosovë. Dhe nuk jam penduar asnjëherë që kam bërë këtë zgjedhje.


Angazhimin tuaj në botën e modës a e konsideroni si mënyrë të transmetimit të porosisë origjinale?
Absolutisht jo. Angazhimi im në këtë fushë është për t’i këshilluar njerëzit dhe të mundohem që t’ua propozoj idetë e mia, që të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme sa i përket mënyrës së të veshurit.

Si keni vendosur të dizajnoni modën e nivelit të lartë? Sa kohë ju është nevojitur që të realizoni kreacionin që nga ideja juaj deri te përfundimi i kreacionit?
Orientimi im është të krijuarit Prêt-à-Porter (veshje të gatshme për t’u veshur). Ndërsa të krijuarit e veshjeve Haute Couture (prerje të lartë), është pak më specifike dhe më lehtë mund ta shprehesh anën artistike të të krijuarit, prandaj edhe mendoj që duhet praktikuar herë pas here dizajnimi i nivelit të lartë. Ndonjëherë është e lehtë të ideosh, por e vështirë që ta realizosh. Prandaj, në përgjithësi duhet ta qartësoj një ide deri në detalin e fundit në mënyrë që pastaj të jetë më i lehtë realizimi. Prandaj, nuk mund ta përcaktoj një kohë të saktë se sa duhet për ta realizuar një ide, ndonjëherë duhet më shumë kohë, por ndonjëherë mund ta realizosh brenda një dite.

E keni filluar karrierën tuaj në vitin 2011 me ekspozitën dhe katalogun e parë, këtë vit realizuat projektin “Portret” dhe keni prezantuar koleksionin “Street Style”…
Pavarësisht që kam hyrë vonë në fushën e modës, jam munduar që menjëherë pas diplomimit ta promovoj stilin dhe kreacionet e mia. Prandaj, kam hapur studion time të dizajnit, kam filluar me projekte. Pas realizimit të disa projekte 2 vitet e para të punës, këtë vit kam prezantuar koleksionin pranverë-verë 2014 të përbërë prej 15 veshjes, koleksion ky që është pritur mjaftë mirë nga njohësit e modës. Ndërsa aktualisht jam duke punuar në një koleksion kapsul, që përbëhet prej 6 veshjesh. Për këtë koleksion jam inspiruar në vitet 20-të, konkretisht në filmin The Great Gatsby. Puna e projekteve gjithashtu është gjë e mirë pasi më mban aktive, njëherësh është mirë edhe për ata që pëlqejnë modën dhe përcjellin trendët.

A mendoni se jeni e pjekur në fushën e modës dhe a rezulton ajo me suksesin e këtillë edhe në revynë e ardhshme?
Unë kam ende shumë punë për të bërë që të piqem, apo më mirë të them që me duhet të punoj shumë që të piqem vazhdimisht në fushën e modës. Aktualisht jam duke përfunduar vitin e parë të studimeve Master në “Akademin Evolucion”. Gjë e cila do të jetë përparësi për ngritjen time në këtë fushë.

Në një kohë relativisht të shkurtër jeni imponuar me kreacionet tuaja dhe jo rrallë kritikët e modës e lavdërojnë punën tuaj. Si do t’i kishit përshkruar vetë modelet tuaja dhe çka i karakterizon ato?
Unë jam e kënaqur me vlerësimin e kritikëve, por njëkohësisht që stili im është pranuar lehtësisht në tregun tonë. Po e them këtë pasi që mua më veçon më shumë stili urban i ndërthurur me atë elegant, me pak ekstravagancë. Kjo do të thotë që përveç veshjeve të koktejit dhe të mbrëmjeve, unë dizajnoj edhe veshje të përditshme gjë që më bënë ndoshta të ndryshoj nga të tjerët.

Cila është fusha ideale për kreacionin tuaj, përkatësisht cili është profili i femrës e cila i bart rrobat me nënshkrimin “Flora Loshi”?
Profilin e një femre që bartë veshje me mbishkrimin tim do ta përshkruaj me pak fjalë, femër e guximshme (për përdorim të ngjyrave, kontrasteve dhe ideve), e aftë për të pranuar ide të reja, dhe mbi të gjitha elegante.

A bëni pjesë në mesin e kreatorëve të cilët përcjellin tendencat apo nuk mbështeteni në ta?
Trendët duhet të përcillen dhe mua më vjen mirë që tani në vendin tonë ka mjaft kreatorë të modës dhe tregu është më i pasur më veshje, gjithashtu konkurrenca bënë që të ngrihet vazhdimisht cilësia. Por gjithashtu duhet që të jemi në hap me trendët ndërkombëtare, sepse ka qenë e lodhshme që deri para disa viteve në tregun tonë kanë ardhur gjërat pas 2-3 sezoneve, tash është më e lehtë pasi që jemi ne kreatorët që mund të ofrojmë koleksionet tona të cilat patjetër që duhet të jenë në hap me trendët botërore, por asnjëherë të dalim nga stili ynë apo të bëhemi “komercialist”.

Në ç’masë jeni e gatshme ta miratoni shijen e blerësit, përkatësisht të tregut, ndërkaq në ç’masë e formësoni?
Unë konsultohem shumë me klientin, por zakonisht insistoj në propozimet që unë ua bëjë atyre, por ndonjëherë duhet të koordinohem në mes idesë sime dhe parapëlqimit të tyre. Nuk mund t’i ndaj me përqindje, por qëllimi im është t’i bind për modelet që unë ua propozoj.

Shumë shpejt i keni zotëruar edhe simpatitë e modës të personaliteteve të njohura që veshin kreacionet tuaja. Sa ju bën kjo të ndiheni e privilegjuar?
Për mua të gjithë klientët janë njësoj dhe unë i konsideroj të barabartë. Ndjehem mirë gjithmonë kur klientët dalin të kënaqur nga studioja e ime. Por unë i përcjell kërkesat e tyre edhe më pas, pra aplikoj një strategji të mirë marketingu, për përcjelljen e kërkesave të konsumatorëve edhe pas blerjes.

Sa është i rëndësishëm reagimi pozitiv i njerëzve të cilët blejnë gardërobën të cilën e krijoni?
Është shumë e rëndësishme, pasi për mua sukses është vetëm atëherë kur blerësit janë të kënaqur dhe që e gjejnë veten brenda stilit tim. Ajo është edhe qëllimi i punës sime.

Cilin stil të veshjes e konsideroni të mirë dhe nga çka varet ai?
Për mua e rëndësishme është të ndihesh komod brenda stilit për të cilin përcaktohesh. Nuk mund të gjykoj stilet, pasi shija është relative, por unë parapëlqej stilin ‘casual’, stil i cili mund të përdoret në çdo moshë.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj dhe cila pjesë e gardërobës është ajo pa të cilën ju, para së gjithash, si femër, por edhe si dizajnuese, nuk mund ta imagjinoni ditën?
Unë e dua dhe e kam stilin urban të përzier me detale të elegancës. Ndërsa pjesa më e rëndësishme pa të cilën nuk mund ta imagjinoj vetën janë pantallonat e xhinsit, por edhe të stofit. Gjithashtu edhe pjesa e aksesorëve si çantat, këpucët dhe dorezat.

Si duket ambienti ku ju i bëni krijimet?
Ambienti ku unë punoj është shumë i këndshëm dhe duket si një dhomë shtëpie e shndërruar në studio. Mure me fotografi, me skica të mia të punuara gjatë studimeve…Pastaj unë zakonisht kam prirje të krijoj rrëmujë, lë lapsa dhe blloqe vizatimi në çdo pjesë, por këto janë shumë frymëzuese për mua. E tërë kjo atmosferë pune, nën tingujt e muzikës, atëherë idetë vijnë vetvetiu.

A i vishni kreacionet tuaja?
Pjesa më e madhe e veshjeve që veshi në përditshmëri, por edhe në raste speciale, janë pjesë e kreacioneve të mia, pasi gjërat që unë i dua zakonisht nuk i gjej nëpër dyqane, pastaj është më lehtë të punoj vet për stilin tim.

Cilat trende janë më mbresëlënëse për këtë sezon. Ç’është ajo që ju e rekomandoni si investim të dobishëm në stilin e veshjes?
Trendet e kësaj sezone janë veshjet me nuanca të hapura, të kombinuara më materiale të dizajnuara me lule, me grafite të ndryshëm, pastaj një investim i mirë janë pantallonat e gjëra me ngjyrë të bardh, fundet deri poshtë gjurit… Ky sezon veçohet për përdorimin e ngjyrave, orchidea radiant, hiri e zallit, mente, e kuqe portokalli, e gjelbër limoni, etj. Ngjyra këto që e bëjnë veshjen shumë më të sofistikuar. /Telegrafi/

Model: Elesa Kutleshi
Foto: Shenoll Zehri
Flokët: Vogue Hair (Fitim Berisha)
Grimi: Arbër Bytyqi

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori