LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja mbështet FFK-në për ndërkombëtarizim

MKRS-ja mbështet FFK-në për ndërkombëtarizim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetarin Fadil Vokrri dhe sekretarin Eroll Salihu, ka njoftuar përmes një komunikate Zyra për informim e MKRS-së.

Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e kësaj federate për zgjedhjet në FFK dhe po ashtu iu premtoi bashkëpunim në funksion të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të futbollit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Në këtë takim u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohet futbolli kosovar dhe për përpjekjet që bëhen për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe rreth synimeve që po bën FFK-ja për ndërkombëtarizimin e futbollit dhe procesin e pranimit në UEFA, i cili pritet të ndodhë sivjet